Zyra e Kryeministrit

Fjalimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Takimin e dytë Plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim-Asociimit

1 Korrik, 2011

Në vazhdim po e botojmë të plotë fjalimin e Kryeministrit Hashim Thaçi.

I nderuar z. Mirel,

Të nderuar përfaqësues të KE,

Zyra diplomatike,

Të nderuar ministra,

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës,

Zonja dhe zotërinj,

Ju uroj mirëseardhje të gjithëve  në takimin plenar të dytë të dialogut të Procesit të Stabilizim Asocimit . Takimi i dytë i procesit të stabilizim- Asocimit ka rëndësi të veçantë në të cilin diskutohen të arriturat e këtij procesi dhe sfidat që dalin nga ky proces.

Dëshiroj të ritheksoj besimin e plot të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qytetarëve kësaj në perspektivën evropiane të vendit tonë dhe tërë rajonit. Pra perspektiva e anëtarësimit të Kosovës në BE është konfirmuar në vazhdimësi në të gjitha nivelet .

Qeveria e Kosovës është e vetëdijshme se kjo perspektivë është imperativ për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik . Për këtë mund të them se Qeveria e Kosovës  është plotësisht e angazhuar në intensifikimin e dinamikës së procesit të integrimit  dhe e gatshme të marrë përgjegjësitë për zbatimin e agjendës  evropiane. Për më tepër shtimi i dialogut politik dhe teknik me Komisionin Evropian kontribuon në mënyrë përmbajtjesore në këtë drejtim.

Partneri ynë më i ngushtë në këtë drejtim mbetet  KE. Ne do të vazhdojmë zbatimin e agjendës evropiane pa lëvizur asnjë milimetër  prapa në reformimin e shtetit të Kosovës me një qëllim të vetëm, arritjen e standardeve evropiane në të gjitha fushat e qeverisjes dhe përmirësimin e kushteve të jetës së qytetarëve tanë .

Nga takimi i fundit i PSA Kosovën e kanë përshkuar zhvillime të rëndësishme politike të cilat përkundër vështirësive përçojnë një mesazh të fuqishëm të demokracisë në vendin tonë. Si rrjedhojë e prishjes së koalicionit vjeshtën e vitit të kaluar Kosova hyri në zgjedhje të parakohshme , të përgjithshme . Procesi zgjedhor ishte i suksesshëm me gjithë vonesat procedurale, ne arritëm të themelojmë qeverinë për mandatin e ardhshëm. Si rezultat i këtij procesi zgjedhor është ngritur nevoja për ndërrime kushtetuese  dhe zgjedhore . Pas zgjedhjes së presidentit është arritur një proces shumë i rëndësishëm politik për reformën e legjislacionit për zgjedhje . Me këtë rast dëshiroj të theksoj kontributin e madh të misionit monitorues të Parlamentit Evropian për vërejtjet dhe rekomandimet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.

Menjëherë pas formimit të Qeverisë kam emëruar znj. Edita Tahiri  për kryesuese të delegacioni të Kosovës për dialog teknik me Serbinë të lehtësuar nga BE. Ne jemi të bindur se krahas obligimeve tjera si reformat e brendshme, fuqizimi i bashkëpunimit rajonal dhe i fqinjësisë së mirë është pjesë pandalshme e procesit të  integrimit  të rajonit në BE. Prandaj Qeveria ka filluar procesin e dialogut teknik me Serbinë duke besuar se fushat të cilat janë shtruar presim të arrihet marrëveshja në interes të qytetarëve të të dy vendeve.

Të nderuar të pranishëm,

I nderuar z. Mirel,

Prioritet  i Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë intensifikimi i zhvillimit ekonomik , qeverisja e mirë , sundimi i ligjit dhe krijimi i mirëqenies sociale për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, vizioni për një shoqëri prosperuese evropiane  dhe të dinjitetshme për të gjithë qytetarët e Kosovës .

Prioritetet e vizionit ekonomik  të miratuar me 18 prill 2011 janë baza orientuese për zbatimin e reformave si dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit të periudhën afatmesme. Me zbatimin e këtij plani brenda periudhës së ardhshme afatmesme të arrihet norma reale e rritjes prej   7-8 për qind në vit dhe një ulje të personave të regjistruar si të papunë prej 8- 10 për qind në vit, nga viti i ardhshëm. Arritja e këtij synimi do të bëhet duke orientuar përcaktimet e Qeverisë për tregun e lirë , konkurrencës së lirë, fuqizimit të sektorit privat , gjenerimin punësimit , përmirësimit të imazhit të   Kosovës për investime të huaja dhe ofrimit të një ambienti të sigurt dhe stabil për biznes .

Qeveria e Kosovës përkundër vonesës për konstituimit të saj deri në shkurt ka vazhduar me procesin e zbatimit të agjendës evropiane dhe fuqizimit të bashkëpunimit rajonal.

Sikurse në mandatin paraprakë qeverisëse dëshirojë të potencojë përkushtimin e plotë në vazhdimin e formave institucionale të administratës publike dhe gjyqësore.

Si rrjedhojë, këtë vit kemi vazhduar me zbatimin në praktik të legjislacionit bazikë për reformën e administratës publike me miratimin e legjislacionit sekondarë për zbatimin e Ligjit për shërbimin civilë të Republikës së Kosovës. Janë miratuar 12 rregullore.

Një e arritur tjetër, e cila vlen të përmendët, është edhe miratimi i Ligjit për prokurim publik, në procedurë e sipër është kompletimi i legjislacionit sekondar.

Qeveria, gjithashtu ka vazhduar punën në kuadër të procesit të decentralizimit dhe reformës e pushtetit lokal. Megjithatë, duhet të punohet në fuqizimin dhe koordinimin ndërministror për funksionalizimin e plotë të grupit punues për decentralizim, vazhdimin e procesit për miratimin e planit konkret  për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat përkatëse në veri të Kosovës.

Sa i përket sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, institucionet e vendit kanë vazhduar me përkushtim të madh punën në drejtim të plotësimit të kornizës ligjore dhe institucionale. Në veçanti, vlen të përmendët  miratimi nga Qeveria e projektligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. Sfidë në këtë drejtim mbetët funksionalizimi i plotë i sistemit për mbrojtjen e dëshmitarëve.

Ne jemi të kënaqur me përfundimin e suksesshëm të procesit të emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili proces krahas miratimit të legjislacionit përbën një nga shtyllat kryesore të gjyqësorit. Ne kemi shprehur vazhdimisht përkushtimin për vendosjen e një sistemi të pavarur dhe të paanshëm gjyqësor. Megjithatë gjyqësori përballët me problemet e vazhdueshme të efikasitetit. Prandaj, për të arritur rezultate të mira në këtë fushë kërkohet zbatimi i reformës në sistemin e drejtësisë dhe zbatimit të pakos së miratuar legjislative në këtë fushë, reformimi i administratës publike, ngritja e kapaciteteve për të luftuar ekonominë joformale dhe mbikëqyrje më efektive të punës së Qeverisë nga Kuvendi dhe nga publiku.

Të nderuar të pranishëm,

Plotësimi i kritereve për liberalizimin e vizave përbënë një temë e cila padyshim do të zë vend të rëndësishëm gjatë punimeve të këtij takimi. Mirëpo, më duhet të përsërisë përkushtimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmbushjen e kritereve. Për këtë më duhet të përgëzoi institucionet përkatëse si qendrore, po ashtu edhe lokale për punën e tyre në veçanti sa i përket reintegrimit e personave dhe të riatdhesuarve.

Një aspekt tjetër të rëndësishëm për vend  është raporti tregtar i Kosovës me Bashkimin Evropian. Dëshirojmë të falënderojmë për përkrahjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në këtë drejtim. Posaçërisht e vlerësojmë lartë përkrahjen e Komisionit për vazhdimin e preferencave tregtare. Në drejtim të plotësimit të parakushteve për formalizmin e raporteve tregtare me Bashkimin Evropian, Qeveria ka arritur progres të konsiderueshëm qe nga viti i kaluar. Megjithatë kërkohet një angazhim edhe më i madh në planin e reformës ligjore dhe institucionale.

Sa i përket CEFTA-s, Qeveria e Kosovës, këtë vit, me ndihmën e Komisionit Evropian ka marrë kryesimin dhe përkundër të problemeve të vazhdueshme në fushën e funksionalizimin e mirëfilltë e kësaj marrëveshjeje.

Kosova në vazhdimësi ka shprehur përkushtimin e saj pragmatik nga se beson se shkëmbimi tregtar dhe ekonomik përbëjnë një element të rëndësishëm të integrimit ekonomik.

Zbatimi i agjendës evropiane ka vazhduar gjatë këtij viti me anë të zbatimit të planit të veprimit për partneritetin evropian dhe zhvillimit të dialogut të Procesit të Stabilizim Asocimit. Është shënuar progres në zbatimin e marrëveshjes kornizë për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e komunitetit në bashkëpunim me Komisionin Evropian. Do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë e nënshkrimit të marrëveshjes kornizë. Kosova do të merr pjesë në dy programet: Qytetarët për Evropën dhe Trashëgimia kulturore : Në kuadër të agjendës evropiane Qeveria e Kosovës ka punuar drejt fuqizimit të kornizës institucionale për koordinimin e integrimit evropian. Vlen të theksohet krijimi i Departamenteve për integrim dhe krijim të politikave. për më tepër Qeveria e Kosovës është në proces të prezantimit të një propozimi për krijimin e një Këshillit kombëtar për integrim , i cili ngërthen në vete Presidencën, Kuvendin, Qeverinë si dhe Shoqërinë Civile.

Të nderuar të pranishëm,

Në fund dëshiroj të shfrytëzojë rastin që edhe njëherë të falënderoj përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për mbështetjen e plot për institucionet e Kosovës për anëtarësim në familjen e madhe evropiane . E ardhmja e Kosovës është e ardhmja evropiane . Kosova është e gatshme të intensifikoj bashkëpunimin për tu ballafaquar me sfidat që janë para nesh dhe implementimin e të gjitha normave që janë si parakusht për integrim në strukturat evropiane.

Ju faleminderit shumë.     

Last modified: 1 Korrik, 2011

Comments are closed.

×