Zyra e Kryeministrit

Dokumentacioni nga arkivat e KOSTT-it do t’i kontribuojë eliminimit të dilemave rreth procesit të shënjimit të vijës kufitare me Malin e Zi

13 Shtator, 2016

Prishtinë, 13 shtator 2016

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në vazhdën e konsultimeve të gjithanshme për eliminimin e të gjitha dilemave të ngritura lidhur me procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, prit sot në takim kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Mustafë Hasani.

Gjatë takimit, ndër të tjera, u konsultua edhe dokumentacioni i cili daton që nga viti 1977 lidhur me shtrirjen e largpërçuesve të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi dhe kufirin ndarës ndërmjet dy vendeve, sa i përket shtrirjes dhe menaxhimit të linjës së transmisionit.

Ishte konstatim i përbashkët se dokumentacioni i cili ndodhet në arkivat e KOSTT-it do t’i kontribuojë sqarimit të plotë të procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Last modified: 13 Shtator, 2016

Comments are closed.

×