Zyra e Kryeministrit

Delegacioni i Kosovës prezent në gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në regjionin e Rashkës

18 Nëntor, 2015

Prishtinë, 18 nëntor 2015

Si rezultat i diskutimeve dhe pajtueshmërisë mes palëve, përkatësisht mes Delegacionit të Republikës së Kosovës dhe Delegacionit të Serbisë, gjatë takimit të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, të mbajtur më 13 nëntor 2015, në Prishtinë, përfaqësues të institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, janë duke marrë pjesë në gërmimet vlerësuese në lokacionin e shënjuar në regjionin e Rashkës.

Gërmimet e filluara gjatë këtyre ditëve, janë përcjellë për së afërmi nga një Delegacion i Republikës së Kosovës, në përbërje të të cilit ishin përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Departamentit të Mjekësisë Ligjore. Po ashtu, gjatë javës dhe, gjatë javëve në vijim, deri në përfundimin e plotë të punimeve në këtë lokacion, të pranishëm do të jenë ekspert mjekoligjor të Republikës së Kosovës.

Më këtë rast, Delegacioni i Kosovës, ka kërkuar që të shqyrtohet mundësia për përshpejtim të punimeve, që ky lokacion të përfundojë në një afat sa më të afërt kohor, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, në veçanti ato klimatike.

Punimet në këtë lokacion të shënjuar në regjionin e Rashkës, tashmë zyrtarisht i quajtur edhe si ‘Rasti i Kizhevakut’, janë ndarë në tri etapa, në formë katesh. Brenda këtyre ditëve, pritet të përfundojnë punimet në etapën apo katin e parë dhe të vazhdohet në pjesën e dytë të lokacionit, që në bazë të informacioneve është pjesa më e dyshuar për varrezë të mundshme masive. 

Last modified: 18 Nëntor, 2015

Comments are closed.

×