Zyra e Kryeministrit

Deklarimi për media i Kryeministrit Kurti pas takimit të nivelit të lartë politik në Ohër

18 Mars, 2023

Ohër, 18 mars 2023

Mirëmbrëma të gjithëve dhe faleminderit shumë që na keni pritur deri në këto orë të vona.

Fillimisht dua të falënderoj Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçveski dhe Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski për mikpritjen e tyre. Më lejoni gjithashtu të falënderoj qytetarët e Kosovës, mbështetësit e shtetit dhe të popullit tonë për vëmendjen, për përkrahjen, për durimin, e më vjen keq për brengosjen, që mund ta kenë përjetuar gjatë kësaj dite maratonike.

Ne erdhëm në Ohër për të nënshkruar Marrëveshjen Bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur pajtim publik për një aneks, i cili do të udhëzojë zbatimin e Marrëveshjes Bazë.

Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin e kaluar në Bruksel më 27 shkurt po i ikë nënshkrimit të Marrëveshjes. Tash edhe me aneks. I takon Bashkimit Evropian që të gjejë mekanizmin për ta bërë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme.

E sa për aneksin e zbatimit, ai do të publikohet në webfaqen e Bashkimit Evropian përkatësisht EEAS-it, dhe aty do ta lexoni e do ta kuptoni se edhe çka ka edhe çka s’ka.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj.

Last modified: 20 Mars, 2023

Comments are closed.

×