Zyra e Kryeministrit

Deklaratë për media e Qeverisë së Republikës së Kosovës

27 Shkurt, 2012

Prishtinë, 27 shkurt 2012

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohjen e saj të thellë për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët protestuan në mënyrë paqësore në protestën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet tona, dhe si e tillë do të respektohet gjithmonë nga institucionet demokratike të shtetit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh zhgënjimin e saj lidhur me veprimet manipuluese politike të Lëvizjes Vetëvendojse për t’i nxjerrë në protestë qytetarët e Kosovës, që nuk e fshehin qëllimin e saj për ta rrëmbyer pushtetin demokratik nëpërmjet protestave.  

Qeveria e Republikës së Kosovës konstaton edhe një herë se themelet e shtetit tonë demokratik janë të sigurta dhe të pathyeshme. E sigurt dhe e pathyeshme mbetet e ardhmja evropiane e Kosovës, në partneritet me SHBA-në dhe BE-në, si vullnet dhe vizion i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Last modified: 27 Shkurt, 2012

Comments are closed.

×