Zyra e Kryeministrit

Arabia Saudite do ta mbështes Kosovën në zhvillimin e potencialeve të saj ekonomike

15 Qershor, 2012

Jedda, 15 qershor 2012

Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi , i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, u takua me Mbretin e Arabisë Saudite, Lartmadhërinë e Tij e Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud.

Kryeministri i Thaçi shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin me lartmadhërinë e tij, Mbretin Abdullah al Saud dhe e falënderoi Lartmadhërinë e e Tij dhe Mbretërinë e Arabasë Saudite për kontributin e dhënë në të kaluarën dhe ndihmën që po jep aktualisht për Kosovën.

Kryeministri Thaçi falënderoi Mbretin Abdullah Ibn Abdulaziz al Saud për vendimin për të njohur pavarësinë e Kosovës, që në prill 2009. Arabia Saudite ka ndihmuar dhe mbështetur Kosovën dhe popullin e Kosovës në kohët më të vështira për popullin tonë, duke përkrahur refugjatët kosovarë në tërë rajonin, dhe, pas luftës Arabia Saudite ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, sidomos në rindërtimin e shkollave, ambulantave dhe xhamive të shkatërruara nga lufta, theksoi mes tjerash në takim kryeministri Thaçi.

Kosova dhe A. Saudite kanë një bashkëpunim të shkëlqyer, por ne jemi të interesuar që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej. Arabia Saudite është shtet mik, shtet vëllazëror dhe partneri kryesor për ne në këtë pjesë të botës, dhe, ne jemi të interesuar që bashkëpunimin tonë ta zhvillojmë përtej marrëdhënieve diplomatike. Kosova dhe Arabia Saudite mund të thellojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat:  ekonomi, tregti, turizëm, investime, edukim, shëndetësi dhe innfrastrukturë.

Kosova e ka kaluar fazën e emergjencës kur i duhej asistencë, dhe tani po kalon në një fazë të re, fazë të zhvillimit ekonomik, duke qenë vend stabil dhe me infrastrukturë ligjore.

Mbreti i Arabaisë Saudite, Lartmadhëria e Tij , Abdullah Ibn Abdylaziz al Saud shprehu kënaqësinë për takimin me kryeministrin e Republikës së Kosovës, dhe në shenjë respekti takimi u mbajt ditën e premte.

Arabia Saudite luan rol të rëndësishmë në gjirin e shteteve arabe dhe ka miq të përbashkët me Kosovën, theksoi mbreti  Abdullah al Saud,  dhe e siguroi kryeministrin Thaçi për vazhdimin e mbështetjes dhe përkrahjes së shtetit të ri të Kosovës në planin ekonomik dhe atë diplomatik. Mbreti i Arabaisë Saudite L. T. Abdullah al Saud, tha se do të shqyrtohen të gjitha potencialet e Kosovës dhe Arabia saudite do të ndihojë projektet konkrete në infrastrukturë rrugorem arsim dhe fusha të tjera.

Kryeminstri Thaçi kërkoi nga Mbreti i Arabisë Sauditëe që ta përkrah Kosovën në zgjerimin e njohjeve në të gjitha vendet ku ka ndikim Mbretëria e Arabisë Saudite.

Last modified: 15 Qershor, 2012

Comments are closed.

×