Zyra e Kryeministrit

Sekretariati Koordinues i Qeverisë (SKQ)

Ndihmon procesin e zhvillimit të politikave duke shqyrtuar Koncept Dokumentet dhe vendimet të cilat dorëzohen së bashku me memorandume shpjeguese në Qeveri. SKQ vërteton pajtueshmërinë e tyre me politikat Qeveritare, vlerëson cilësinë e analizës së politikave, si dhe identifikon çështje në të cilat duhet të bëhen përpjekje për zgjidhjen e kundërthënieve mes ministrive dhe propozon (mos) miratimin e tyre nga ana e Qeverisë.

Koordinon punën e ministrive në zbatimin e Programit të Qeverisë si dhe dokumenteve tjera kryesore planifikuese përmes hartimit të Planit Kombëtar për Zhvillim (PKZH). SKQ monitoron zbatimin e këtij plani duke mbledhur të dhëna dhe duke hartuar analiza në baza 3 mujore dhe vjetore. Po ashtu, SKQ siguron që të gjitha materialet e dërguara në Qeveri për miratim dhe materialet e dërguara në Kuvend janë përgatitur në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, mban procesverbalin e Mbledhjeve të Qeverisë, harton transkriptin e plotë dhe i ruan ato.

Sekretariati Koordinues i Qeverisë përbëhet nga pesë divizione:

Divizioni për Koordinim të Politikave

Divizioni për Rregullim më të Mirë

Divizioni për Mbledhje të Qeverisë dhe Koordinim me Kuvendin

Divizioni për Mbështetje të Trupave Qeveritare

Divizioni për Ekspertizë

Për më shumë informata:

Udhëzuesi për Hartimin e Koncept Documenta

Plani Kombëtar për Zvillim 2025-2027

Lista e Koncept Dokumenteve për 2025

  • +383 (0)38 200 14 105