Zyra e Kryeministrit

Sekretariati Koordinues i Qeverisë (SKQ)

Ndihmon procesin e zhvillimit të politikave duke shqyrtuar Koncept Dokumentet dhe vendimet të cilat dorëzohen së bashku me memorandume shpjeguese në Qeveri. SKQ vërteton pajtueshmërinë e tyre me politikat Qeveritare, vlerëson cilësinë e analizës së politikave, si dhe identifikon çështje në të cilat duhet të bëhen përpjekje për zgjidhjen e kundërthënieve mes ministrive dhe propozon (mos) miratimin e tyre nga ana e Qeverisë.

Koordinon punën e ministrive në zbatimin e Programit të Qeverisë si dhe dokumenteve tjera kryesore planifikuese përmes hartimit të Planit Strategjik dhe Operacional. SKQ monitoron zbatimin e këtij plani duke mbledhur të dhëna dhe duke hartuar analiza në baza 3 mujore dhe vjetore.

SKQ siguron që të gjitha materialet e dërguara në Qeveri për miratim dhe materialet e dërguara në Kuvend janë përgatitur në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, mban procesverbalin e Mbledhjeve të Qeverisë, harton transkriptin e plotë dhe i ruan ato.

×