Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach

29 Nëntor, 2023

Prishtinë, 29 nëntor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach. Emisari Peach shoqërohej në këtë takim dhe nga ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe situatën në rajon. Zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi partneritetin e fuqishëm mes dy vendeve tona si dhe theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm e të frytshëm si me ambasadorin Abbott, poashtu dhe me emisarin Peach.

Ai e informoi emisarin Peach rreth procesit të dialogut si dhe rolit aktiv e konstruktiv të Republikës së Kosovës. Vendi ynë në vazhdimësi ka dëshmuar angazhimin e përkushtimin e saj jo vetëm në normalizimin e marrëdhënieve e njohje me Serbinë, por edhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet shteteve të rajonit, si katalizator për paqe e harmoni, zhvillim e progres.

Aleanca e miqësia me Mbretërinë e Bashkuar bartin rëndësi të veçantë për Kosovën. Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi emisarin Peach për rolin dhe mbështetjen aktive të Mbretërisë së Bashkuar.​

Last modified: 29 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×