Zyra për Publikimin e Gazetës Zyrtare /ZPGZ/, siç është përcaktuar në Ligjin nr. 03/L-190 për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare, nr. 74, 20 korrik 2010), është i vetmi publikim zyrtar në Republikën e Kosovës ku publikohen ligjet dhe aktet tjera juridike që i nxjerrin Institucionet e vendit, andaj ZPGZ bazuar në këtë ligj ka detyrat dhe përgjegjësitë si në vijim:
Botimin dhe Publikimin e gjitha akteve juridike që i nxjerrin Institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat dërgohen në Zyrën për Publikimin e Gazetës Zyrtare, në formë të shtypur dhe në formë elektronike, e të cilat akte i plotësojnë kushtet e përcaktuara më këtë ligj, hyrja në fuqi e këtyre akteve juridike lidhet me publikimin e tyre në Gazetën Zyrtare.
Administrimi i sistemit elektronik -Ueb Aplikacionit të Gazetës Zyrtare, ku përfshinë publikimin e akteve juridike si dhe menaxhimin e përdoruesve të sistemit elektronik të Gazetës Zyrtare.
Për me shumë informata rreth mandatit të Zyrës për Publikimin e Gazetës Zyrtare mund ti gjeni në aktet juridike në vazhdim: