Zyra e Kryeministrit

Zyra për Planifikim Strategjik (ZPS)

1. Zyra për Planifikim Strategjik, i përgjigjet direkt Kryeministrit, ndërsa për çështje administrative Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM/së dhe ka detyrat e përgjegjësitë si në vijim:

1.1. Mbështetë Kryeministrin që të sigurohet që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat strategjike qeveritare;

1.2. Ofron këshilla për Kryeministrin dhe Qeverinë, për identifikimin dhe shqyrtimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë;

1.3. Ofron këshilla për Kryeministrin lidhur me çështje të rëndësishme të politikave të cilat parashtrohen për miratim në mbledhjen e Qeverisë dhe që ndërlidhen drejtpërdrejt me prioritetet Qeveritare;

1.4. Kujdeset që dokumentet strategjike dhe planifikuese të zhvilluara nga Qeveria të jenë në pajtim me prioritete e përgjithshme të Qeverisë, përfshirë edhe obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian dhe obligimet tjera ndërkombëtare, si dhe siguron konsistencën mes tyre;

1.5. Koordinon dhe udhëheqë procesin e zhvillimit të strategjisë kombëtare për zhvillim. Kjo strategji ka për qëllim prodhimin e një plani që do të ketë përkrahjen e gjerë të palëve të interesit dhe i cili do të jetë një udhërrëfyes konsensual për zhvillimin e ekonomisë Kosovare. Për më shumë informata lidhur me procesin e përgatitjes së Strategjisë kombëtare për zhvillim, ju lutem vizitoni www.plan-rks.org

1.6 Siguron që dokumentet strategjike dhe planifikuese janë hartuar në pajtim me standardet dhe procedurat e përcaktuara nga Qeveria;

1.7. Përfaqëson Zyrën e Kryeministrit në proceset kryesore planifikuese të Qeverisë, dhe në veçanti siguron që prioritetet qeveritare të pasqyrohen në dokumente planifikuese afatshkurtra e afatmesme dhe në planifikimin buxhetor të Qeverisë;

1.8. Këshillon Kryeministrin lidhur me rekomandimet që vijnë si pjesë e koncept – dokumenteve të cilat dorëzohen për shqyrtim në Mbledhjen e Qeverisë dhe që ndërlidhen drejtpërdrejt me prioritetet qeveritare;

1.9. Jep kontribut për Planin dhe Raportin Vjetor të Qeverisë nga pikëpamja strategjike;

1.10. Kryen analiza të politikave për probleme ndër-sektoriale, të cilat janë njëkohësisht prioritete qeveritare;

1.11. Ndihmon ministritë në themelimin dhe funksionalizimin e strukturave dhe mekanizmave përkatëse për koordinimin e politikave, si dhe iu ofron atyre përkrahje në kryerjen e funksioneve të tyre;

1.12. Sipas kërkesës së Kryeministrit jep këshilla ad hoc mbi çështje strategjike të politikave;

1.13. Bashkëpunon me Ministrinë e Financave për rishikimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve (KASH-it), si dhe përgatitjen e udhëzimeve më të hollësishme për përgatitjen e strategjive sektoriale të KASH-it;

1.14. Identifikon çështje të reja dhe të rëndësishme të politikave strategjike për analizë.

2. ZPS kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri.

3. Numri i të punësuarve në Zyrën për Planifikim Strategjik është 7 (shtatë) nëpunës civilë si në vijim:

3.1. Drejtor i Zyrës për Planifikim Strategjik;

3.2. 2 (tre) Zyrtarë të Lartë për Planifikim Strategjik;

3.3. 2 (tre) Zyrtarë të Lartë për Planifikim të Politikave.

 

PERSONELI

Aktualisht Zyra për Planifikim Strategjik përbëhet nga një personal prej 7 zyrtarësh. Personeli i Zyrës për Planifikim Strategjik ka përgatitje pasuniversitare dhe përvojë të theksuar pune brenda dhe jashtë institucioneve shtetërore.

Vedat Sagonjeva
Drejtor, Zyra për Planifikim Strategjik
e-mail: vedat.sagonjeva@rks-gov.net
Tel: 038 200 14 673

Venhar Nushi

Zyrtar i Lartë për Planifikim të Politikave
e-mail: venhar.nushi@rks-gov.net
Tel: 038 200 14 532

Ibadete Mehmeti
Zyrtare e Lartë për Planifikim Strategjik
e-mail: ibadete.e.mehmeti@rks-gov.net
Tel: 038 200 14 109

Kushtrim Canolli
Zyrtar i Lartë për Planifikim të Politikave
e-mail: kushtrim.canolli@rks-gov.net 
Tel: 038 200 14 656

Arbenitë Morina
Zyrtare e Lartë për Planifikim Strategjik
e-mail: arbenite.morina@rks-gov.ks
Tel: 038 200 14445

Armenda Berani Shala
Zyrtare e Lartë për Planifikim të Politikave
e-mail: Armenda.Berani@rks-gov.net
Tel: 038 200 14642

Mrika Berisha
Zyrtare e Lartë për Planifikim Strategjik
e-mail: Mrika.berisha@rks-gov.net
Tel: 038 200 14675