Zyra për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit ushtron funksionet dhe përgjegjësit e Zyrës të përcaktuara me Rregulloren nr. 27/2018 për shërbimin e komunikimit qeveritar me publikun (09.01.2019), si në vijim:
1. ZKP-ZKM është përgjegjëse për:
1.1. Komunikimin me media dhe monitorimin e mediave;
1.2. Planifikimin, koordinimin dhe komunikimin e politikave;
1.3. Komunikimin me mediat e reja;
2. Komunikimi me media dhe monitorimi i mediave përfshinë:
2.1. Përgatitjen, shpërndarjen dhe arkivimin e njoftimeve dhe komunikatave për shtyp në gjuhët zyrtare;
2.2. Përgatitjen, shpërndarjen dhe arkivimin e fotografive dhe materialeve audio-vizuele të aktiviteteve kryesore të komunikimit të Kryeministrit/es, Zv.kryeministrave dhe Qeverisë;
2.3. Organizimin e konferencave për shtyp;
2.4. Planifikimin e intervistave të Kryeministrit/es dhe Zëvendëskryeministrave në media;
2.5. Ofrimin e përgjigjeve në pyetjet e gazetarëve;
2.6. Monitorimin dhe analizimin e raporteve të mediave për aktivitetet e Kryeministrit/es dhe Qeverisë në tërësi;
3. Planifikimi, koordinimi dhe komunikimi i politikave përfshinë:
3.1. Përgatitjen, zbatimin dhe monitorimin e planit vjetor të komunikimit duke marrë parasysh prioritetet që dalin nga Plani Vjetor i Punës së Qeverisë;
3.2. Koordinimin e kalendarit javor të aktiviteteve të komunikimit të Qeverisë;
3.3. Planifikimin e mbulimit medial për zbatimin e vendimeve të qeverisë, për vizitat shtetërore dhe konferencat ndërkombëtare të nivelit të lartë;
3.4. Planifikimin dhe koordinimin e fushatave informuese dhe vetëdijësuese për publikun lidhur me politikat prioritare të Qeverisë;
3.5. Koordinimin e publikimit dhe promovimit të materialeve të ndryshme të Qeverisë;
3.6. Koordinimin e punës në sigurimin e kontributeve të zyrtarëve të komunikimit të ministrive për përgatitjen e planeve të komunikimit në fazat e hershme të zhvillimit të politikave dhe legjislacionit;
3.7. Komunikimin e aktiviteteve të konsultimeve, posaçërisht të takimeve publike dhe konsultimeve online përmes:
3.7.1. thjeshtëzimit të mesazheve lidhur me qëllimin e legjislacionit/politikave të reja për ta bërë atë më të kuptueshëm për publikun dhe mediat;
3.7.2.organizimit të konferencave për shtyp;
3.7.3.informimit të gazetarëve në fillim të procesit të konsultimeve;
3.7.4. rritjes së mbulimit medial të takimeve publike;
3.7.5. shpërndarjen e njoftimeve për komentet e dala nga këto diskutime nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kanaleve të tjera të komunikimit;
3.7.6. prezantimit të raporteve mbi rezultatet e konsultimeve publike te mediat dhe publiku i gjerë;
3.7.7. informimit të mediave dhe partnerëve kryesorë në progresin e zbatimit të legjislacionit/politikës së miratuar.
4. Komunikimi me mediat e reja përfshinë:
4.1. Përditësimin, sigurimin e qasjes dhe kredibilitetin e informatave në ueb-faqen zyrtare të institucionit;
4.2. Përgatitjen dhe publikimin në ueb faqen e ZKM-së të aktiviteteve të komunikimit të Kryeministrit/es, Zëvendëskryeministrave, Zyrës së Kryeministrit, që përfshinë:
4.2.1. agjendën e aktiviteteve ditore;
4.2.2. komunikatat për media;
4.2.3. fjalimet;
4.2.4. deklaratat dhe intervistat.
4.3. Publikimin dhe përditësimin e të gjitha vendimeve dhe dokumenteve tjera të aprovuara nga Qeveria apo Zyra e Kryeministrit në ueb faqen e ZKM-së;
4.4. Menaxhimin e komunikimit të llogarisë zyrtare të Zyrës së Kryeministrit në rrjetet sociale;
4.5. Menaxhimin e llogarisë elektronike zyrtare për komunikim me publikun;
5. Zyra për Komunikim Publik në ZKM gjithashtu pranon dhe bën trajtimin fillestar të kërkesave për qasje në dokumente publike si dhe për të dhënat e hapura.
ZKP kryen detyrat dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri dhe Sekretari i përgjithshëm i ZKM-së.
Numri i të punësuarve në Zyrën për Komunikim Publik është 6 (gjashtë) nëpunës civilë si në vijim:
1. Drejtor i Zyrës për Komunikim Publik;
2. Koordinator i Zyrës për Komunikim Publik;
3. Zyrtar i lartë për komunikim me publikun;
4. Zyrtar i lartë për komunikim dhe trajtim të kërkesave për qasje në dokumente publike;
5. Zyrtar për komunikim me media dhe akreditim;
6. Menaxhere administrative e zyrës dhe mirëmbajtëse e ueb faqes së ZKM-së.
Tel: 038 201 14 803