Zyra e Kryeministrit

Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm në Republikën e Kosovës

  • Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm është Agjenci Ekzekutive në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, e krijuar për koordinimin e sistemit të inspektimeve brenda administratës shtetërore dhe nivelit komunal.
  • Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm udhëhiqet nga vizioni që ta krijojë një mjedis më të sigurt për të gjithë në Republikën e Kosovës, duke zbatuar parimet e inspektimit të bazuar në rrezik.
  • Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm ka për mision drejtimin e programit të reformës së inspektimit, koordinimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të organeve inspektuese me objektivin përfundimtar uljen e barrës administrative mbi inspektimet, me qëllim të mbrojtjes së interesit publik, përfshirë shëndetin publik, publikun, sigurinë dhe mjedisin në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Funksionet e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm janë thelbësore për të rritur nivelin e shërbimit të ofruar nga organet inspektuese. ZIP punon për ta përmirësuar efektivitetin e inspektimeve në Republikën e Kosovës.
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektorit të Përgjithshëm përcaktohen me Ligjin për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, si dhe me Ligjin për Inspektimet. Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm kryen detyra dhe përgjegjësitë tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi si dhe detyrat e përcaktuara nga Kryeministri.

 

Vendim-Odluku

 

u.d.  Inspektore e Përgjithshme

Lyra Osmani Ahmeti

Kontaktet e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm:

https://inspektorati.rks-gov.net/

Info.zip@rks-gov.net

+383 (0) 38 200 14 500