1. Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), në Zyrën e Kryeministrit, është themeluar në bazë të Ligjit Nr. 03/L- 051 për Aviacionin Civil. KHAIA është përgjegjëse për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në aviacion brenda Kosovës ose ku përfshihen avionët e regjistruar në Kosovë dhe qytetarëve të Republikës sw Kosovës kudo qofshin ata.
2. Në bazë të ligjit Nr.04/L-63 për Hekurudhat e Kosovës është krijuar organi për Hetimin e Aksidenteve Hekurudhore në kuadër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautilke. KHAIA është përgjegjëse për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në sektorin e Hekurudhave brenda territorit të Republikës së Kosovës.
3. KHAIA është e autorizuar që të kërkojë nga cilido autoritet publik i Kosovës dhe/ose person privat ose organizatë në Kosovë që t’i japë asaj përkrahjen e nevojshme për kryerjen e një hetimi të përcaktuar me ligjin për aviacionin civi dhe hekurudhave, ose një hetimi i cili kërkohet sipas një marrëveshje ndërkombëtare ose organizate ndërkombëtare të aviacionit ose hekurudhave.
4. Hetimet e inicuara nga KHAIA në asnjë rast nuk kanë të bëjnë me caktimin e fajit apo përgjegjësisë. Ato janë të pavarura, të ndara dhe pa paragjykime ndaj çfarëdo procedure gjyqësore apo administrative të përcaktimit të fajit apo përgjegjësisë.
Anëtarët e KHAIA-së:
KHAIA është në shërbim 24/7 dhe emergjent, ku cdo njoftim për ndonjë aksident apo incident mund të lajmërohet në numrin kujdestar ose nëpërmjet postës elektronike:
KHAIA info:
Tel: 0800 90000
Tel: +377 45 356 666:
E-mail: KHAIA@rks-gov.net