Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Rexhepi priti në takimin përfaqësuesit e Qendrës për Demokraci dhe Arsim nga Bujanoci

29 Shkurt, 2024

Prishtinë, 29 shkurt  2024

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpriti në takim përfaqësuesit e Qendrës për Demokraci dhe Arsim nga Bujanoci, me të cilët realizoi një bisedë të hapur e shumë konstruktive.

Gjatë takimit përfaqësuesit patën rastin të prezantojnë edhe projektin e tyre “Alved” të mbështetur nga Qeveria e Britanisë së Madhe, përmes të cilit zëvendëskryeministrja Rexhepi u informua thellësisht për përpjekjet e tyre konstruktive, përvojat dhe sfidat me të cilat u ndeshën gjatë regjistrimit të fundit të komunitetit shqiptar në  Serbi.

Ndër të tjera, zëvendëskryeministrja përmendi edhe aktivitetet e saj të planifikuara në fushatën e ardhshme të regjistrimit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e madhe të regjistrimit për secilin qytetar tonë, ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe ruajtjen e identitetit dhe gjuhës.

Last modified: 1 Mars, 2024

Comments are closed.

×