Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Rexhepi pret  në takim presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, znj. Njomza Emini

4 Shtator, 2023

 

Prishtinë, 4 shtator 2023

 

Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ka pritur sot në takim presidenten e Komitetit Paralimpik të Kosovës, znj. Njomza Emini.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi e përgëzoi znj.Emini për arritjet në promovim të sportit tek personat me aftësi të kufizuara.

‘’Komiteti Paralimpik i Kosovës, i prirë nga znj. Emini, së fundi është anëtarësuar në Komitetin Paralimpik Evropian, duke i mundësuar kështu paraatletëve tanë që në vitin e ardhshëm të garojnë në Lojërat Paralimpike Evropiane që do të mbahen në Paris, duke gëzuar të drejta të plota’’, është shprehur zëvendëskryeministrja Rexhepi të cilës nga znj. Emini iu dhurua edhe maskota zyrtare e Lojërave Paralimpike #Paris2024.

Në këtë takim, zëvendëskryeministrja ritheksoi mbështetjen e Qeverisë për Komitetin Paralimpik, si dhe për promovim të sportit tek personat me aftësi të kufizuara duke mbetur të përkushtuar për të punuar së bashku në mbështetje të sportit paralimpik.

 

 

 

Last modified: 4 Shtator, 2023

Comments are closed.

×