Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi takoi përfaqësues të HARVARD LAW SCHOOL

8 Nëntor, 2022

Prishtinë, 8 nëntor 2022

Zëvendëskryeministrja për çështje të pakicave dhe drejtat e njeriut, Emilija Rexhepi takoi përfaqësuesit e HARVARD LAË SCHOOL, përgjegjës për programin për të drejtat e njeriut, për aktivitetet e përbashkëta, që synojnë integrimin dhe afirmimin më të mirë të popujve jo shumicë në shoqërinë kosovare.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi tha se bashkëpunimi i përgjithshëm në mes të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare përgjegjëse për çështjet njerëzore dhe të pakicave, mbetet një ndër prioritetet për të përmirësuar mirëqenien gjithëpërfshirëse në vendin tonë dhe marrëdhëniet ndërmjet të gjithë popujve që jetojnë, krijojnë dhe luftojnë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Ajo më tutje informoi të pranishmit për problemet me të cilat ballafaqohen komunitetet joshumicë, për angazhimin për barazi në të gjitha fushat, për programin e Qeverisë, krijimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë, për ruajtjen dhe kultivimin e kulturave, zakoneve të ndryshme, traditat e të gjitha grupeve etnike.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Fakultetit Juridik të Hardvarit shprehën dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm, duke falënderuar zëvendëskryeministren për bisedën konstruktive dhe pritjen e përzemërt. Ata u zotuan për bashkëpunim në shumë projekte të përbashkëta.

 

Last modified: 17 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×