Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi priti në takim z.George Stamatis

8 Dhjetor, 2022

Prishtinë, 8 dhjetor 2022

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Redžepi, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm për Solidaritet Social dhe Luftë kundër Varfërisë së Republikës së Greqisë, njëherit Koordinator Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara në Greqi, z. George Stamatis së bashku me bashkëpunëtorët e tij nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale të Qeverisë së Republikës së Greqisë. Në takim mori pjesë edhe kryetarja e Zyrës Ndërlidhëse ndërmjet Athinës dhe Prishtinës, znj. Heleni Vakali.

Në këtë takim shumë konstruktiv, u dakorduan për thellim të bashkëpunimit në përmirësimin e jetës së komuniteteve jo-shumicë dhe personave me aftësi të kufizuara. U bisedua për luftimin e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies, në këtë kohë të krizës më të madhe ekonomike në dekadën e fundit.

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar me përkushtim që të gjithë qytetarët e Republikës të jenë të integruar në të gjitha sferat e jetës, tha Zëvendëskryeministrja Redžepi. Jemi të hapur për bashkëpunim në shërbim të mirëqenies së të gjithë qytetarëve të vendit tonë, shtoi ajo.

Last modified: 9 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×