Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi priti në takim drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazrekun

9 Nëntor, 2022

Prishtinë, 9 nëntor 2022

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redžepi, ka pritur në takim drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazrekun.
Drejtori Mazreku e ka njoftuar zëvendëskryeministren për të arriturat në BKS, të cilat janë pasqyruar edhe në Raportin e Progresit.

Gjithashtu Mazreku ka njoftuar zëvendëskryeministren edhe për veprimet që do të ndërmarrë BKS-ja për të ndikuar në rritjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës ne shtete të rajonit, por edhe me gjerë.

Zëvendëskryeministrja e ka falënderuar drejtorin Mazreku për të arriturat e BKS-s, të cilat edhe janë prezantuar për herë të parë në raportin e Progresit për Kosovën.
Ajo gjithashtu i ka ofruar përkrahje drejtorit Mazreku si dhe ka kërkuar nga ai intensifikimin e punëve për arritjen e marrëveshjes për njohje të policave të sigurimit me Bosnjë dhe Hercegovinën.

Në fund të takimit zëvendëskryeministrja Redžepi e ka siguruar Mazrekun se do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë.

Last modified: 17 Nëntor, 2022

Comments are closed.

×