Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri takoi një delegacion nga shteti Francës

8 Qershor, 2011

Prishtinë, 8 qershor 2011

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri priti senatorët francezë Jean Faure, André Vantomme, si dhe administratorin, Guillaume Renaudineau, të shoqëruar nga ambasadori i Francës,  Jean-François Fitou.

Zëvendëskryeministrja Tahri pasi falënderoi shtetin e Francës për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës,  njoftoi senatorët për dialogun, duke thënë se shteti i Kosovës i është qasur në mënyrë konstruktive dialogut me Serbinë.

Në takim u tha se dialogu i karakterit teknik për zgjidhjen e çështjeve praktike kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe do ti përshpejtoi integrimet euroatlantike.

Gjatë këtij takimi u vlerësua rëndësia e qasjeve evropiane në dialog dhe u mirëprit përafrimi i  marrëveshjeve të mundshme në  fushën e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe çështjet e telekomunikacionit, por u shpreh bindja se do të këtë përparime dhe marrëveshje edhe në fushat tjera.

Delegacioni francez premtoi mbështetje për Kosovën edhe në të ardhmen dhe u vlerësua rëndësia  e thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, forcimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe rëndësia e dialogut teknik për paqen dhe stabilitetit e rajonit. 

Last modified: 8 Qershor, 2011

Comments are closed.