Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri në Turqi

20 Shkurt, 2012

20 shkurt 2012

Më ftesë të kryetarit të komunës të Bajram Pashës të Stambollit, dhe të shoqatës “Vëllazëria Shqiptare” , Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, mori pjesë në manifestimet e shënimit të katër vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Të pranishëm në manifestime ishin edhe Ministri i administratës publike Mahir Jagxhillar, deputetë të parlamentit të Kosovës, Enis Kervan, Myfera Shinik dhe Fikret Damka, Ambasadori i Kosovës Bekim Sejdiu, Driton Lajqi, këshilltar i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuqi dhe Murat Jashari, përfaqësues i familjes Jashari

Më këtë rast znj. Tahiri u prit në komunën e Bajram Pashës nga kryetari i z. Atila Ajdiner, me të cilin u bisedua për thellimin e bashkëpunimit të kësaj komune me komunat e Kosovës si dhe për forcimin e marrëdhënieve Kosovë- Turqi. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, znj. Tahiri falënderoi Turqinë për gjithë përkrahjen që po e jep për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Në veçanti falënderoi Komunën e Bajram Pashës për vendosjen e bustit të Komandantit legjendar Adem Jashari në parkun me të njëjtin emër.

Poashtu, gjatë qëndrimit në Turqi u prit nga udhëheqja e shoqatës “Vëllazëria Shqiptare” nga kryetari Halil Metin, Murat Lajqi dhe Qamil Bytyqi, të cilëve u uroi 60 vjetorin e themelimit të shoqatës dhe falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë kjo shoqatë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin marrëdhënieve midis Kosovës dhe Turqisë.

Në panelin që u organizua nga komuna e Bajram Pashës, zëvendëskryeministrja Tahiri foli për të arriturat e shtetit të Kosovës në periudhën katërvjeçare duke theksuar progresin në shtetndërtimin demokratik dhe përparimet në integrimet euro-atlantike. Ajo theksoi se Kosova me hapa të sigurtë po zhvillon dhe forcon shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, shtet ky që lindi nga lufta dhe sakrifica shekullore e popullit shqiptar. U angazhua që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë të përparojnë edhe më shumë.

Më pas, zëvendëskryeministrja mori pjesë në koncertin e organizuar për nder të pavarësisë se Kosovës. Aty iu drejtua bashkatdhetarëve shqiptarë të cilëve mes tjera ju tha: “Edhe pse u detyruat që ta braktisni tokën shqiptare dhe shtëpitë tuaja nga shtypja serbe, ju as njëherë nuk e harruat Kosovën dhe trevat shqiptare dhe vazhdoni të jepni përkrahje për fuqizimin kombit shqiptar”.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit në Stamboll, znj. Tahiri mori pjesë edhe në festimin e pavarësisë të organizuar nga Shoqata e Kosovareve. Ajo ju drejtua me një fjalë rasti në emër të shënimit të këtij përvjetori. 

Last modified: 20 Shkurt, 2012

Comments are closed.