Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ambasadorin e Belgjikës për Kosovë, rezident në Sofie (Bullgari), z.Marc Michielsen

23 Gusht, 2011

Prishtinë, 23.8.2011

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj. Edita Tahiri, priti ambasadorin e Belgjikës për Kosovë, rezident në Sofje (Bullgari), z. Marc Michielsen, i shoqëruar edhe nga i ngarkuari me punë në Kosovë z. Pascal Gregoire.

Zëvendëskryeministrja Tahiri, falënderoi qeverinë e Belgjikës për kontributin e dhënë për Kosovën në periudha të ndryshme, si dhe u vlerësua forcimi i marrëdhënieve midis dy shteteve. Poashtu, zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, njoftoi për vizionin e Qeverisë se Kosovës, për një Kosovë euroatlantike. Sipas Tahirit,  për këtë qellim janë ndërmarr  reforma të thella të gjithanshme për një qeverisje të mirë, zhvillim ekonomik, sundim të ligjit.

Ndërkaq ambasadori Michielsen, tha se shteti ti do të jetë gjithherë në krah të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve në BE, dhe NATO. 

Last modified: 23 Gusht, 2011

Comments are closed.