Prishtinë, 20.03.2012
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, znj.Edita Tahiri, priti në takim ambasadorin e Suedisë, për Kosovë, Lars Wahlund i shoqëruar nga znj.Iingrid Johansson, e Ngarkuar me Punë e Suedisë në Prishtinë. Në këtë takim u fol për situatën aktuale në Kosovë marrëdhëniet mes dy vendeve, dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës.
Në takim u vlerësua se Bashkimi Evropian duhet të këtë një qasje strategjike për rajonin në funksion të forcimit të stabilitetit dhe një perspektive më të mirë.
Palët u pajtuan që BE duhet të flas me një zë për mos lejimin e zgjedhjeve serbe në Kosovë.
Gjithashtu u tha se zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Serbisë duhet të realizohet me një presion të vendosur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, ambasadori Wahlund, ka thënë se Suedia e përkrah zhvillimin evropian të Kosovës dhe perspektivën e saj euroatlantike dhe se Qeveria e tij angazhohet për paqe të përhershme në Ballkan.
Last modified: 20 Mars, 2012