Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Ramë Manaj takon nënkryetarin e Kuvendit Malit të Zi, Rifat Rastoder

28 Janar, 2009

Prishtinë, 28 janar 2009

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramë Manaj ka pritur sot një delegacion shtetëror të Republikës së Malit të Zi që kryesohej nga Rifat Rastoder, nënkryetar i Kuvendit. Në delegacion merrnin pjesë Fuad Nimani, ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, Dragan Djurovic, ndihmës ministër i Punëve te Jashtme, Osman Subasic, ndihmës ministër i Punëve te Brendshme dhe Sonja Tomovic, këshilltare e Presidentit te Malit të Zi dhe Zeljko Shofranac, drejtor i Institutit për përkujdesjen e refugjateve.
 
Zëvendëskryeministri Ramë Manaj me këtë rast në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka falënderuar institucionet dhe popullin e Malit të Zi për strehimin e refugjatëve kosovar gjatë luftës si dhe njohjen e Kosovës së pavarur. Z. Manaj ka vlerësuar të shkëlqyera marrëdhëniet e Kosovës dhe Malit të Zi. Këto marrëdhënie ka thënë z. Manaj do të ngritën së shpejti në nivel të ambasadave. 
 
“Jemi në fqinjësi të drejtpërdrejt; gjithmonë kemi pasur dhe do të kemi marrëdhënie të mira, për tu shndërruar ët gjithë së bashku, në këtë pjesë të Ballkanit, në faktor të stabilitetit, progresit dhe integrimeve”, ka thënë  zëvendës kryeministriRamë Manaj.
 
 
Z. Rifat Rastoder, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi është shprehur i kënaqur me takimet që kishte me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai me këtë rast ka çmuar lartë gatishmërinë e liderëve politik për avancimin e pozitës së pakicës malazeze në Kosovës.
 
Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Rifat Rastoder po ashtu është ndarë i kënaqur me gatishmërinë e palës kosovare për kthimin e refugjatëve kosovarë që ende ndodhen në Republikën e Malit të Zi.

Last modified: 28 Janar, 2009

Comments are closed.