Prishtinë, 5 mars 2009
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rama Manaj ka marr pjesë në inaugurimin e Zyrës rajonale të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinës, e cila do të monitoroj dhe do të këshillojë autoritetet dhe institucionet komunale në regjionin e Prishtinës.
Në fjalën e tij zëvendëskryeministri Manaj ka vlerësuar bashkëpunimin e mirë të Qeverisë së Kosovës me Zyrën Civile Ndërkombëtare, dhe ka shprehur zotimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar këtë bashkëpunim për implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës është e angazhuar dhe e përkushtuar që të respektojë diversitetet etnike dhe kulturore të Kosovës, të cilat i konsideron si pasuri te kulturës dhe trashëgimisë së vendit tonë. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Zyrën Civile Ndërkombëtare për të siguruar një ambient të qetë dhe prosperuese për të gjithë qytetarët tanë.
Zëvendëskryeministri Manaj ka përgëzuar edhe stafin e kësaj zyreje, duke ju premtuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës për të siguruar realizimin e të drejtave dhe obligimeve ndaj qytetarëve të Kosovës.
Last modified: 5 Mars, 2009