Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Manaj takon delegacionet qeveritare nga Hungaria dhe BeH

22 Maj, 2008

Prishtinë, 22 maj 2008
 
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, z. Ramë Manaj priti sot një delegacion qeveritar nga Hungaria, i cili kryesohej nga znj. Mariann Berecz, drejtuese e Departamentit në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë për Çështje Evropiane.
 
Zonja Bertetz, e cila po qëndron në Kosovë për të marr pjesë edhe si përfaqësuese e Hungarisë në Grupin Drejtues Ndërkombëtar, shprehu komplimente për punën e Qeverisë dhe të Parlamentit të Kosovës për kompletimin e  projektligjeve nga Pakoja e z.Ahtisari dhe për mundësitë e implementimit të tyre.
 
Zëvendëskryeministri Manaj falënderoi për interesimin dhe përkrahjen nga Qeveria e Hungarisë dhe foli për projektet dhe gatishmërinë e Qeverisë që në Kosovë të krijohen shanse për jetë normale dhe integrim të të gjitha komuniteteve.
 
Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare pas 15 qershorit, kur përfundon tranzicioni dhe kur fuqizohen Kushtetuta e Republikës së Kosoves  si dhe ligjet e miratuara nga Pakoja e Presidentit Ahtisari.
 
Po ashtu,  zëvendëskryeministri Ramë Manaj në takim të veçantë ka pritur një delegacion nga BeH, të kryesuar nga z.Mario Nenadiq, ndihmësministër në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe  Refugjatë.
 
Pas një prezantimi reciprok për zhvillimet e përgjithshme në Be H dhe në Kosovë tema kryesore e bisedës u përqendrua në proceset e kthimit dhe këmbimin e përvojave e të legjislacionit ndërmjet dy vendeve .
 
Takimi u organizua me iniciativën e UNDP-së, ndërsa të dy palët shprehën mirënjohje për punën e deritashme dhe angazhimet aktuale të UNDP-së në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë si dhe për nevojën dhe mundësitë e bashkëpunimit bilateral e multilateral në këto çështje, zgjidhja e të cilave është me interes vital jo vetëm për të dy vendet por edhe për rajonin.

Last modified: 22 Maj, 2008

Comments are closed.