Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Manaj takoi dr. Maaria Seppanen dhe Antti Karttunen nga Instituti finlandez për Menaxhment Publik “HAUS”

29 Gusht, 2008

Prishtinë, 29 gusht 2008
 
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Ramë Manaj priti sot në një takim dr. Maaria Seppanen dhe z. Antti Karttunen nga Instituti finlandez për enaxhment Publik “HAUS” i mandatar nga qeveria për të bërë evaluimin e donacioneve të Finlandës në Kosovë.
 
Zëvendëskryeministri Manaj fillimisht ka falënderuar Qeverinë dhe popullin e Finlandës  për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, me theks të veçantë në periudhën e pas luftës. Ai veçmas ka potencuar përkrahja që i është dhënë sektareve të bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, pastaj ngritjes së kapaciteteve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
 
Z. Manaj mes tjerash me qëllim të funksionalizimit më të mirë të donacioneve ka kërkuar pronësinë lokale me rastin e implementimit të projekteve. Një qasje e këtillë, ka thënë ai është përkrahur edhe në Konferencën e Donatorëve për Kosovën në Bruksel.
 
Ekipi i evoluimit të donacioneve nga Finlanda dr. Maaria Seppanen dhe Antti Karttunen  janë interesuar për mënyrat më të mira të shfrytëzimit të donacioneve dhe sektorët në nevojë. Ata kanë premtuar se Finlanda do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme të ndihmojë popullin e Kosovës në shumë fusha.
 
Ekspertët e Institutit “HAUS” do të qëndrojnë në Kosovë deri më 6 shtator 2008 për të diskutuar me autoritete e vendit dhe ndërkombëtare për  format më të mira të implementimit të projekteve të financuar nga donacionet. 

Last modified: 29 Gusht, 2008

Comments are closed.

×