Prishtinë, 23 prill 2009
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Hajredin Kuqi, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Andy Sparks, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi dhe shefi i ICO-s për rajonin e Mitrovicës, David Slinn, ju kanë bërë thirrje serbëve të fshatit Frashër të komunës së Mitrovicës, që të kthehen në shtëpitë e tyre, të cilat ishin shkatërruar gjatë ngjarjeve të marsit 2004 dhe më pastaj ishin rindërtuar tërësisht me mjete të buxhetit të Kosovës.
Zëvendëskryeministri Kuqi ka shprehur mbështetjen e Qeverisë së Kosovës për ti ndihmuar të gjithë të zhvendosurit që të kthehen në pronat e veta. “E kuptoj pozitën tuaj, por me një bashkëpunim, duke përfshirë edhe faktorin ndërkombëtar, do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”.
Last modified: 23 Prill, 2009