Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Kuçi takoi Komandantin e Operacioneve Civile në Kuadër të Shërbimit të Jashtëm të BE-së, Kenneth Deane

25 Tetor, 2016

Prishtinë, 25 tetor 2016

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim Komandantin e Operacioneve Civile në Kuadër të Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian, Kenneth Deane, të cilin fillimisht e njoftoi  për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në punën e institucioneve në përmbushjen e prioriteteve qeveritare.

Zëvendëskryeministri Kuçi theksoi se për Qeverinë e Kosovës zhvillimi ekonomik, fuqizimi i sundimit të ligjit dhe integrimi në Bashkimin Evropian janë shtylla që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi e siguroi z. Deane se përmbushja e kritereve që dalin nga MSA-ja, si dhe finalizimi i procesit të liberalizimit të vizave, janë prioritete për Kosovën. Z. Kuçi gjithashtu falënderoi atë për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë për institucionet e Republikës së Kosovës.

Last modified: 25 Tetor, 2016

Comments are closed.