Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Kuçi priti z. Bjorn Von Sydow, kryesues i Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

22 Shkurt, 2010

Prishtinë, 22 shkurt 2010

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim z. Bjorn Von Sydow, kryesues i Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportues mbi situatën politike në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Kuçi pas takimit theksoi se raportet dhe qasja e z. Bjorn Von Sydow për Kosovën janë shumë pozitive, për çka dhe e falënderova në emër të Qeverisë së Kosovës dhe i ofrova gjithë gatishmërinë që Kosova t’i ofrojë informatat e duhura që raporti të jetë sa më prezent dhe të jetë me një kontakt të duhur.

“I shpreha kërkesën e Republikës së Kosovës që të kemi kontakte të drejtpërdrejta me Këshillin e Evropës me mundësi dhe anëtarësim të plotë. Por, fillimisht besojmë se do të kemi kontakte të drejtpërdrejta, përfaqësim adekuat me Këshillin e Evropës dhe pastaj një anëtarësim të plotë” – tha z.Kuçi.

“Kosova është e gatshme që t’i respektojë të gjitha konventat që kanë të bëjnë me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe standardet tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, të komuniteteve, demokracinë, rendit dhe ligjit, si dhe zhvillimet tjera që kërkohen në Këshillin e Evropës. Besoj se gatishmëria e tij është një përfaqësim i mirë për Kosovën dhe Kosova është me fat që ka një njeri si z. Sydow që raporton në Këshillin e Evropës” – potencoi zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Nga ana e tij, z. Bjorn Von Sydow, kryesues i Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, pas takimit me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi theksoi se obligimi i tij është për të gjetur një formulë mbi të cilën përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mund të gjejnë një pozicion të përbashkët.

Në vazhdim z.Sydow u shpreh se synimi i tij është për të gjetur një mënyrë që njerëzit e thjeshtë në shumicë apo të pakicave ta gjejnë mënyrën për të jetuar një jetë të mirë, me standarde evropiane dhe shtoi po ashtu se objektiv i tij është të gjej formulën e lehtësimit të plotësimit të kërkesave për të drejtat e njeriut për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Last modified: 22 Shkurt, 2010

Comments are closed.