Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Kuçi priti një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti John Hopkins

18 Janar, 2010

Prishtinë, 18 janar 2010 

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi priti një grup studentësh dhe profesorësh nga Universiteti John Hopkins nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët këto ditë kanë ardhur për një vizitë studimore në Kosovë. 

Z. Kuçi mbajti një prezantim rreth asaj se si Kosova ka ecur në periudhën e pas çlirimit, me theks të veçantë në periudhën e pas shpalljes së Pavarësisë.

Zëvendëskryeministri Kuçi potencoi po ashtu angazhimet në pajtimin mes komuniteteve për të tejkaluar pasojat e luftës në Kosovë. 

Në takimin e përzemërt me studentët dhe profesorët amerikanë, z.Kuçi prezantoi prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe orientimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. 

U bisedua edhe për raportet që ka Kosova me shtetet fqinje dhe për perspektivin euro-atlantike të rajonit. 

Në këtë, zëvendëskryeministri Kuçi tha se Kosova ka raporte të mira me të gjitha shtetet fqinje, duke theksuar përkushtimin për ndërtimin e raporteve të mira edhe me Serbinë.

Në takim, zëvendëskryeministri Kuçi foli edhe për rolin dhe prezencën e organizatave ndërkombëtare në Kosovë, se si ato po kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve të Kosovës. 

Last modified: 18 Janar, 2010

Comments are closed.