Prishtinë, 22 dhjetor 2008
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi me rastin e festave të fundvitit ka pritur sot një grup të fëmijëve dhe edukatoreve nga kopshti për fëmije “ Lule Bora “ të Prugovcit , komuna e Prishtinës.
Z. Kuçi ka thënë me këtë rast se ndjehet shumë i lumtur që ndodhet sot në mesin e këtyre fëmijëve. “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet do të kenë gjithnjë në fokus përkujdesjen për më të vegjlit. Të gjitha angazhimet tona shkojnë drejt përmirësimit të kushteve të jetës dhe edukimit për fëmijët tanë që nga kopshtet dhe arsimi parashkollor”, ka thënë z. Hajredin Kuçi.
Zëvendëskryeministri Kuçi ka përgëzuar edukatoret e kopshtit “Lule Bora” për punën e shkëlqyer që kanë bërë për edukimin e fëmijëve. Me këtë rast fëmijët e kopshtit “Lule Bora “ të Prugovcit , kanë dhënë një program me këngë dhe recitime.
Në fund Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi fëmijëve u ka ndarë nga një pako për Vitin e Ri dhe nga një flamur të Republikës së Kosovës.
Last modified: 22 Dhjetor, 2008