Prishtinë, 4 mars 2009
Në takimin e grupit ndërministrorë për liberalizimin e vizave dhe politikat e migrimit është diskutuar për angazhimet shtetërore të Republikës së Kosovës në përshpejtimin e hapave për ecjen drejt liberalizimit të vizave për lëvizjen e qytetarëve të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian dhe procesit të nënshkrimit të marrëveshjeve unilaterale për riatdhesim të qytetarëve, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Marrëveshjet për riatdhesim mbështeten edhe në dokumentet e aprovuara nga Qeveria e Kosovës, siç është Strategjia e Integrimit të personave të riatdhesuar që është aprovuara në vitin 2007 dhe Planin e veprimit të kësaj Strategjie që është aprovuar në vitin 2008.
Në takim është vendosur që një grup ndërministror teknik të hartojë politikat strategjike për riatdhesimin, ku do të përfshihen edhe ndikimet sociale, ekonomike, shëndetësore, edukative dhe të sigurisë në procesin e riatdhesimit nga vendet e ndryshme evropiane, të qytetarëve.
Takimi ka përkrahur rolin kyç të Ministrisë së Punëve të Brendshme në proceset e filluara të negocimit të marrëveshjeve për liberalizimin e vizave, edhe me shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian.
Last modified: 4 Mars, 2009