Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi takoi Raportuesen e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, znj. Asma Jahangir

8 Maj, 2009

Prishtinë, 8 maj 2009

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi takoi sot Raportuesen e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, znj. Asma Jahangir  e cila po qëndron në një vizitë pune në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi falënderoi znj. Jahangir për vizitën e saj  dhe shprehu besimin që në raportin e saj për të drejtat e njeriut do të reflektohet gjendja reale në Republikën e Kosovës.

Zëvendëskryeministri Kuçi siguroi znj. Jahangir që Qeveria e Republikës së Kosovës ka vullnetin politik dhe ka ndërtuar bazën e qëndrueshme ligjore për të siguruar, plotësuar dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut, me theks të veçantë të drejtat e lirive fetare, që janë vlera themelore, të garantuara edhe më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Kuçi njoftoi znj. Jahangir që Policia e Kosovës ofron mbrojtje për 47 kisha ortodokse.

Zëvendëskryeministri Kuçi gjithashtu shtoi që nuk duhet ngatërruar dhe duhet bëhët dallim ndërmjet vlerave dhe propagandës për të drejtat e njeriut.  Z.Kuçi potencoi që Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë shumë për trashëgiminë kulturore, por nevojitet vullneti i komuniteti serb për të zbatuar ligjet që kanë dalë nga Dokumenti Gjithpërfshirës i Presidentit Ahtisaari.

Znj. Jahangir falënderoi Zëvendëskryeministrin për ofrimin e bashkëpunimit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë drejtim.

Znj.Jahangir theksoi se  pas takimit me zëvendëskryeministrin Kuçi dhe takimeve me përfaqësues tjerë institucionalë të Kosovës, u sigurua që Kosova është duke shkuar në një drejtim të mirë, në funksion të mbrojtjes afirmative të të drejtave të njeriut, posaçërisht krijimit të kushteve të gjithanshme për jetesë dhe pjesëmarrje aktive instituiconale për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjatë takimit, Zëvendëskryeministri Kuçi dhe znj. Jahangir biseduan edhe rreth mënyrës së regjistrimit të organizatave fetare që ekzistojnë në Kosovës, si dhe për çështje tjera të rëndësishme, që kanë të bëjnë më të drejtat e njeriut në Kosovë.

Last modified: 8 Maj, 2009

Comments are closed.