Prishtinë, 13 mars 2009
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi takoi sot Auditorin Gjeneral të posa emëruar, Lage Olofsson.
Zëvendëskryeministri Kuçi me këtë rast, në emër të kryeministrit Hashim Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përgëzoi z. Lage Olofsson, për përgjegjësinë e tij të re.
Zëvendëskryeministri Kuçi ofroj mbështetjen e plotë të Qeverisë për Zyrën e Auditorit Gjeneral, duke mos ndërhyrë asnjëherë në punën e tyre profesionale dhe njëkohësisht sugjeroj që të këtë bashkëpunim të ngushtë më Qeverinë dhe sistemin gjyqësor që raportet e tyre të vihen në zbatim.
Zëvendëskryeministri Kuçi shprehu gatishmërinë e Qeverisë për të ofruar ndihmën e pakursyer legjislative dhe financiar për zyrën e Auditorit Gjeneral që puna e tyre të jetë sa më profesionale dhe efikase.
Z. Lage Olofsson falënderoi Zëvendëskryeministrin Kuçi për mbështetjen që ofroi dhe theksoi që është i lumtur të jetë pjese e kësaj strukture llogaridhënie duke punuar në harmoni me acquis communautaire .
Z.Lage Olofsson gjithashtu potencoj që bashkëpunimi është i nevojshëm që të kemi raporte efikase dhe që aktorët përkatës të marrin përsipër obligimet që dalin nga raportet e auditimit.
Last modified: 13 Mars, 2009