Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti sot kryetarin e Federatës Evropiane të Hendbollit, Tor Lian

20 Mars, 2009

Prishtinë, 20 mars 2009

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka  falënderuar Federatën Evropianë të Hendbollit për bashkëpunimin e me Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe  krijimin e mundësisë që Federata e Hendbollit të Kosovës të jenë anëtare me disa kushte në këtë asociacion evropian të hendbollit, dhe që në të ardhmen e afërt të bëhet edhe anëtare me të drejta të plota.

“Anëtarësimi i federatave tona në federatat ndërkombëtare, jo vetëm që ka qëllim politik, por mbi të gjitha ka qëllim që të krijojë mundësi për sportistët tanë të bëjnë gara dhe të jenë konkurrent me kolegët e tyre jashtë Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet që të krijojë ambient të mirë për zhvillimin e sporteve në Kosovë, përmes ndërtimit të infrastrukturës legale dhe logjistike, me investimin nga buxheti apo përmes partneritetit publiko-privat, është shprehur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
           
Presidenti i Federatës Evropiane të Hendbollit, Tor Lian ka përshëndetur angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të mbështetur hendbollit dhe sportit në Kosovë për realizimin e kërkesave të infrastrukturës së zhvillimit të sportit në Kosovë, që është edhe një argument i fuqishëm që të ecim drejt anëtarësimit të plotë të Federatës së Hendbollit të Kosovës në Federatën Evropiane të Hendbollit.

Last modified: 20 Mars, 2009

Comments are closed.