Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberi

27 Shtator, 2010

Prishtinë, 27 shtator 2010
 
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi takoi sot kryetarin e Komunës se Bujanocit, Shaip Kamberi. Në takim është biseduar për zhvillimet në rajon dhe mundësitë e bashkëpunimit të komunës së Bujanocit me institucionet në Kosovë.
 
Zëvendëskryeministri Kuçi ka shprehur qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimin e saj në mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, për realizimin e të gjitha të drejtave kombëtare, njerëzore dhe qytetare, që ju takojnë.
 
Ky përkujdes do të tregohet përmes intensifikimit të krijimit të hapësirës për pjesëmarrjen e qytetarëve të këtyre komunave në sistemin arsimit, në aktivitetet kulturore dhe krijimin e një hapësire unike të informimit, ka theksuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
 
Kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi është angazhuar për vazhdimin e përfshirjes së të rinjve të këtyre komunave në sistemin e arsimit të lartë në Kosovë.
 
Në të njëjtën kohë, z.Kamberi ka falënderuar zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi për mbështetjen që Qeveria e Republikës së Kosovës i ka dhënë qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në të gjitha aspektet. 

Last modified: 27 Shtator, 2010

Comments are closed.