Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti eurodeputetin Jelko Kacin

8 Prill, 2009

Prishtinë, 8 prill 2009

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur në një takim eurodeputetin Jelko Kacin me të cilin ka debatuar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Në takim ka marr pjesë edhe lideri i Partisë Liberale Serbe, Sllobadan Petroviq.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka shprehur falënderimin për angazhimin dhe ndihmën që Bashkimi Evropian është duke ofruar për zhvillimin e proceseve në Kosovë.

Eurodeputeti Jelka Kacin ka njohur zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi me vizitën e tij në Serbi dhe është shprehur se është i kënaqur me zhvillimet në Kosovë dhe progresin e shënuar.
Ai është shprehur për angazhim edhe më të madh në drejtim të integrimit të komunitetit serb në Kosovë. Eurodeputeti Kacin ka shprehur se angazhohet që Kosova të jetë pjesë e integrimeve euroatlantike të rajonit.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka ripërsëritur qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për Kosovën si shtet të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim etnie.

Lideri i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq është shprehur se parti e tij ndjenë vetën si pjesë të realitetit të krijuar në Kosovën e re.

Last modified: 8 Prill, 2009

Comments are closed.