Prishtinë, 18 qershor 2010
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka marr pjesë në promovimin e vëllimit të parë të monografisë “Krimet e Luftës në Kosovë, 1998-1999”, botuar nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Prishtinë. Në këtë rast, zëvendëskryeministri Kuçi ka mbajtur një fjalë rasti.
Botimi i kësaj monografie është dëshmi e një pune dhe angazhimi të madh të një brezi të tërë veprimtarësh nga të gjitha fushat, ka vlerësuar zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe ka shtuar: “Dëshirojë që në emër të Qeverisë së Kosovës të ju përgëzojë dhe falënderojë për këtë punë të madhe tuajën”.
Zëvendëskryeministri ka theksuar se kjo monografi është një përmendore e dëshmive të një kohe, për sakrificat e një brezi dhe e angazhimeve të një populli për lirin e vet. Andaj, ajo edhe do të komunikojë me të gjitha brezat që do të vijnë, qofshin ata hulumtues shkencorë apo kureshtar për të mësuar të kaluarën e Kosovës dhe popullit të saj.
Dje, e vërteta për Kosovën dhe krimet e makinerisë gjenocidale të Serbisë, e bëri aleancën veri-atlantike që të fillojë bombardimet kundër kësaj makinerie. Sot, e vërteta për Kosovën, për luftën, për vuajtjet dhe sakrificën e popullit, është arma ma e fortë për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, andaj Qeveria e Kosovës do të mbështes të gjithë ata që e thonë dhe e shpërndajnë këtë të vërtet, është shprehur zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
“Nga ky promovim dëshirojë të ju bëjë dy propozime, të cilat do t’i mbështes Qeveria e Kosovës në të ardhmen. E para, botimin e arkivave të nënkëshillave të KMDLNJ-së nëpër komuna dhe e dyta, krijimin e një instituti për hulumtimin e krimeve të luftës në Kosovë”, ka thënë në fund të fjalës së tij zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.
Last modified: 18 Qershor, 2010