Prishtinë, 22 shtator 2010
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi i shoqëruar nga ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka bërë sot homazhe në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, në 12 vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci, heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci dhe dëshmorëve të tjerë.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi pasi vuri kurorë mbi varrezat e dëshmorëve theksoi se është sot këtu në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’i bëjë nderimin dhe respektin heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovci, heroinës së Kosovës Xhevë Krasniqi – Lladrovci dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.
“Heroi i Kosovës, Fehmi Lladrovci është një shembull i mirë i sakrificës kombëtare bashkë me heroinën Xheva dhe të tjerët që kanë treguar forma të veçanta të rezistencës”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi, duke shtuar se rezistenca e popullit shqiptarë është identifikuar me veprimtarinë ilegale, me burgosjet e mëdha dhe sakrificën që ka ndodhur por edhe me luftën e armatosur dhe Fehmi Lladrovci ka kaluar nëpër të gjitha këto.
“Vepra e tij, angazhimi i tij është një shembull i mirë dhe një motivim për të gjithë ne mbi bazamentin e të cilave ne e ngrisim Kosovën e pavarur dhe sovrane”, theksoi. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi
Last modified: 22 Shtator, 2010