Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi vizitoi Qendrën Burimore “Xheladin Deda”

25 Tetor, 2023

Pejë, 25 tetor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, vizitoi gjatë ditës së sotme Qendrën Burimore për Mësim dhe Këshillim, “Xheladin Deda”, në Pejë.

Ai u njoftua së afërmi në lidhje me punën që zhvillohet në këtë qendër burimore si dhe mjetet e kapacitetet e kësaj qendre. Si institucion edukativo-arsimor, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi angazhimin e personelit në integrimin e personave të verbër.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se kjo qendër duhet të jetë në funksion të të gjithë nxënësve të verbër, nga i gjithë territori i Kosovës, për qasje të barabartë e arsim gjithëpërfshirës.

Kjo vizitë është shprehje e përkushtimit të Qeverisë për të garantuar të drejta të barabarta për të gjithë. Përmes bashkëpunimit dhe përkushtimit të të gjithë akterëve, për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë, ku çdo individ të ketë mundësi të zhvillohet dhe të kontribuojë në progresin dhe zhvillimin e Kosovës.

Në këtë vizitë, ishte prezent dhe zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna.

 

Last modified: 25 Tetor, 2023

Comments are closed.

×