Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim Komisioneren Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, Eva Högl

25 Korrik, 2022

 

Prishtinë, 25 korrik 2022

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim Komisioneren Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, Eva Högl.

Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Komisioneren Eva Högl mbi tre shtyllat të cilat i mbulon dhe veçanërisht agjendën evropiane në pjesën e dytë të vitit dhe objektivat kryesorë në trajektoren e zhvillimit të Kosovës dhe rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, u shpreh dhe synimi i Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, dhe anëtarësimin e plotë në NATO.

Duke e falënderuar znj. Högl për vizitën, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi lartësisht mbështetjen e shtetit të Gjermanisë në investimet dhe reformat në fushën e sigurisë të Republikës së Kosovës.

Last modified: 26 Korrik, 2022

Comments are closed.

×