Prishtinë, 25 korrik 2022
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, priti në takim Komisioneren Parlamentare për Forcat e Armatosura të Gjermanisë, Eva Högl.
Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi Komisioneren Eva Högl mbi tre shtyllat të cilat i mbulon dhe veçanërisht agjendën evropiane në pjesën e dytë të vitit dhe objektivat kryesorë në trajektoren e zhvillimit të Kosovës dhe rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, u shpreh dhe synimi i Republikës së Kosovës për t’u bërë pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s, dhe anëtarësimin e plotë në NATO.
Duke e falënderuar znj. Högl për vizitën, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi lartësisht mbështetjen e shtetit të Gjermanisë në investimet dhe reformat në fushën e sigurisë të Republikës së Kosovës.
Last modified: 26 Korrik, 2022