Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite për Kosovë, Faisal Hifzi Ghazi

7 Dhjetor, 2023

Prishtinë, 7 dhjetor 2023

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilja Rexhepi, pr​iti në takim ambasadorin jo-rezident të Arabisë Saudite për Kosovë, Faisal Hifzi Ghazi.

Palët biseduan rreth marrëdhënieve mes dy shteteve tona. Ambasadori Ghazi shprehu gatishmërinë e tij për thellimin e konsolidimin e bashkëpunimit bilateral e në fusha me interes të përbashkët, si energjia, infrastruktura e arsimi.

Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Bislimi e mirëpriti përkushtimin e ambasadorit si dhe theksoi angazhimin e Republikës së Kosovës në fuqizimin e marrëdhënieve tona. Vullneti është i përbashkët andaj dhe puna do vijojë bashkërisht në këtë drejtim.

Ai foli dhe mbi potencialin zhvillimor të vendit, mundësitë që i ofron Kosova e format si mund të shërbejnë ato në benefit të thellimit të këtij bashkëpunimi.

U përmendën shkëmbimet e vizitave mes delegacioneve nga Kosova e Arabia Saudite, numri i të cilave po rritet vazhdimisht e që ka hapësirë për intensifikimin e tyre.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për vizitën e tij në Kosovë dhe bisedën produktive.

 

Last modified: 7 Dhjetor, 2023

Comments are closed.

×