Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli i ka dërguar telegram ngushëllimi zëvendëspresidentit të Republikës së Ganës SH.T.Z. John Dramani Mahama, me rastin e vdekjes së Presidentit të Republikës së Ganës, z.John Atta Mills

24 Korrik, 2012

Në telegram thuhet:

Shkëlqesi

Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për vdekjen e presidentit të Ganës, z.John Atta Mills.

Populli i Kosovës, Qeveria jonë dhe të gjitha institucionet e shtetit tonë, ndajnë bashkë me Ju dhe popullin tuaj, dhimbjen për këtë humbje të madhe.

Presidenti Mills, do të mbetet gjithmonë figurë e respektuar edhe në vendin tonë. Falë objektivitetit të tij, urtësisë së tij, dhe largpamësisë së tij, shteti i Ganës, u rreshtua përkrah shteteve demokratike të botës, që njohën Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran.

Presidenti Mills, ishte nga ata burrështetas që përkrahu në vazhdimësi të drejtat historike të qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar shtet demokratik.

Shkëlqesi

Emri i presidentit Mills,do të mbetet i paharruar në historinë e shtetit të Kosovës.

Andaj, më lejoni që edhe njëherë t’iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës

Behgjet Pacolli
Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës

 

Last modified: 24 Korrik, 2012

Comments are closed.