Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj takuan komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Fitzgerald

18 Shkurt, 2010

Prishtinë, 18 shkurt 2010

Zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramë Manaj kanë pritur sot në takim komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, admiralin Mark Fitzgerald, me të cilin ka diskutuar për situatën e përgjithshme dhe veçmas atë të sigurisë në Kosovë.
Në takim ka marrë pjesë edhe komandanti i KFOR-it, gjenerallejtënant Markus Bentler. 
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka njoftuar admiralin Mark Fitzgerald lidhur me gjendjen në veri të vendit dhe lidhur me Strategjinë e Qeverisë së Kosovës për të siguruar rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të territorit të Kosovës.
“Kjo strategji nuk ka plan të përdorë forcën por me mjete demokratike të integrojë këtë pjesë të Kosovës. Përkrahja që mund ti jep KFOR-i kësaj strategjie është esenciale në krijimin e besimit tek të  gjithë qytetarët Kosovës”, theksoi z. Kuçi .
Z Kuçi ka thënë se ne kemi qenë të kujdesshëm në veprimet tona në pjesën veriore dhe se Qeveria e Kosovës pret edhe ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare për implementimin e strategjisë së saj atje.
 
Admirali Mark Fitzgerald ndërkaq është zotuar se KFOR-i çdo herë do të jetë i gatshëm të reagojë ndaj akteve që kanë për qëllim rrezikimin e sigurisë dhe paqes. Mirëpo çështjet politike kërkojnë zgjidhje politike ka thënë admirali
Fitzgerald. Gjenerali po ashtu u shpreh të jetë i kënaqur me përparimet që po shënon FSK-ja dhe u zotuan se do të vazhdojnë të përkrahin zhvillimin  e saj edhe në të ardhmen.
 
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se zvogëlimi i forcave të KFOR-it është shenjë se Kosova tani më është vend stabil dhe i qetë.
 

Last modified: 18 Shkurt, 2010

Comments are closed.