Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Prishtinë, 17 mars 2011
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh shqetësim për veprimet e fundit të EULEX-it, që rezultuan me ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës kanë zhvilluar luftë të drejtë, të pastër, ka respektuar normat dhe standardet ndërkombëtare.
Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se çdo përpjekje për njollosjen e luftëtarëve të UÇK-së do të dështojë edhe kësaj radhe.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se këto akuza do të vërtetohen si të pabazuara dhe të shpifura, për arsye se lufta çlirimtare e UÇK-së ka qenë në mbrojtje të vendit dhe popullit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e inkurajuar me bashkëpunimin e të akuzuarve me autoritetet e drejtësisë, dhe është e bindur se kjo është mënyra e duhur për të dëshmuar pafajësinë dhe luftën e drejtë që kemi bërë për lirinë e vendit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet sundimin e rendit dhe ligjit në mënyrë të pavarur dhe transparente.
Qeveria e Republikës së Kosovës, fton qytetarët e Kosovës të cilët me plotë të drejtë janë të brengosur dhe të indinjuar me këto veprime, që të përmbahen dhe të kenë besim në pafajësinë e të akuzuarve dhe në sistemin e drejtësisë.
Last modified: 17 Mars, 2011