Prishtinë, 27 prill 2008
Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Festës së Pashkëve, besimtarët ortodoksë i përgëzon përmes një telegrami, në të cilit thuhet:
Me rastin e Festës së Pashkëve, të gjithë qytetarët e Kosovës, të besimit ortodoks, i përgëzoj me urimet më të mira.
Festën e Pashkëve ua uroj gjithë pjesëtarëve të besimit ortodoks në kuadër të personelit ndërkombëtar, të pranishëm në Kosovë.
Festa e Pashkëve është simbol i rilindjes së vlerave të besimit në të mirën e shoqërisë njerëzore.
Të gjitha familjeve ortodokse në Kosovë u shpreh përgëzimet me të sinqerta me urimin që të kenë paqe, harmoni dhe lumturi.
Kosova është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj, dhe ne angazhohemi që në shtetin tonë demokratik të jetojmë krenar dhe të lirë.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës
Last modified: 27 Prill, 2008