Prishtinë, 24 shkurt 2010
Sot është mbajtur takimi i 15-të i radhës i Bordit Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, i bashkë-udhëhequr nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Shefi i Misionit të EULEX-it,Yves de Kermabon
Prej çështjeve kryesore që u diskutua në ketë takim ishte nevoja për të përkrahur luftën kundër korrupsionit. Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe EULEX-i janë pajtuar që ta përkrahin ngritjen e burimeve të Zyrës së Prokurorit Special.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se do të ofrohet ndihmë politike dhe financiare për krijimin e kësaj Task Force për të luftuar korrupsionin. Shefi i EULEX-it e mirëpriti vendosmërinë e Qeverisë për tu marr me ketë çështje serioze. “Ne do të ndërtojmë një strukturë për të treguar që EULEX-i dhe Qeveria janë të zotuara ta luftojnë korrupsionin”, tha Yves de Kermabon.
Është menduar që specialistë të fushave të taksave, kontabilist të bizneseve, të prokurimit publik do të punësohen në mënyrë që të përkrahin punën e prokurorëve të SPRK-së.
Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për planet për të përmirësuar Procesin Planifikues te Emergjencës Civile.
Të dyja palët, EULEX-i dhe Ministria e Punëve te Brendshme u pajtuan që të punojnë së bashku në ketë çështje, dhe se do të përkrahen edhe nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
Në takim është diskutuar edhe për përmirësimin e ndihmës ndërkombëtare ligjore, në Ligjin për të Huajt si dhe punën e Bordit të Pavarur për Rishikim, i cili i shqyrton ankesat ne fushën e taksave dhe te doganave.
Last modified: 24 Shkurt, 2010