Zyra e Kryeministrit

Takimi i rregullt i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë civile

2 Dhjetor, 2022

Prishtinë, 2 dhjetor 2022

U mbajt takimi i rregullt i Këshillit për Bashkëpunim të Qeverisë me Shoqërinë Civile, i cili u kryesua nga Zv. Sekretari i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, Arben Krasniqi dhe Drejtorja Ekzekutive e Platforma Civikos ,znj. Donika Emini.
Në këtë takim u theksua roli i akterëve në procesin e zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini, përmendi punën dhe aktivitetet e këtij institucioni në koordinimin e punës së Këshillit dhe në përgjithësi zbatimit të Strategjisë.
Po ashtu, koordinatorët e ekipeve të punës në kuadër të Këshillit prezantuan të arriturat dhe sfidat në zbatimin e secilit aktivitetet të paraparë në kuadër të objektivave të Strategjisë:

• Dren Puka, Koordinator i ekipit të parë “Rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në politikë-bërje”;
• Avdyl Gashi, Koordinatori i ekipit të dytë “Përmirësimi i kornizës ligjore dhe institucionale për financimin publik të OShC-ve”;
• Vlorian Molliqaj, Koordinator i ekipit të tretë “Zhvillimi i praktikave dhe procedurave për kontraktimin e OShC-ve në ofrimin e shërbimeve publike”;
• Abetare Gojani, Koordinatore e ekipit të katërt “Rritja e vullnetarizmit për programet me interes publik”.

Last modified: 7 Dhjetor, 2022

Comments are closed.

×